Manchester Unitedi ia cakton çmimin Sanchezit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e ka informuar Interin se do ta mendojë shitjen e Alexis Sanchezit vetëm për një shumë rreth 20 milionë euro.

Sanchez ka filluar ta gjejë formën e vjetër në Inter, pasi e ka shënuar një gol dhe i ka dhuruar pesë asiste në shtatë paraqitje pas pandemisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Gazzetta dello Sport, 31-vjeçari ka bërë mjaftueshëm për ta fituar qëndrimin e përhershem në Inter.

Megjithatë, e përditshmja italiane paralajmëron se Unitedi nuk do të pranojë ta lejojë kilianin në huazim edhe për një vjet tjetër, sepse dëshiron ta shesë përfundimisht.

Çmimi që e kërkon gjiganti anglez është 20 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...