Laporta i frikësohet largimit të Messit shkaku i bordit të Barcelonës

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka pranuar se ai frikësohet që Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin katalonas shkaku i bordit aktual drejtuesit në Camp Nou dhe veprimeve të tyre.

Lionel Messi ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit të ardhshëm dhe marrëdhënia e tij me presidentin aktual të klubit, Josep Maria Bartomeun, raportohet të mos jetë aspak e përsosur, gjë që i ka komplikuar diskutimet për rinovim të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Bartomeu në një intervistë të fundit e ka theksuar sigurinë e tij se kapiteni argjentinas i klubit do ta rinovojë kontratën e tij dhe do të pensionohet në Barcelonë, Laporta nuk është kaq i sigurt.

Edhe pse ai shpreson që Messi do të qëndrojë edhe më tutje pjesë e “Blaugranëve”, Laporta theksoi se bordi aktual drejtues i klubit mund ta shtyjë gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë të largohet.

“Unë dua që ai të qëndrojë vitin e ardhshëm, por frikësohem se një vendim i gabuar i këtij bordi mund të çojë deri te ndonjë vendim i pakthyeshëm”, ka thënë Laporta.

“Nuk është skandali i Barcelonës, por i Bartomeut. Unë frikësohem se po vihet në rrezik statusi i këtij klubi”.

Laporta po e shqyrton mundësinë që ai vetë të jetë kundërshtar i Bartomeut në zgjedhjet presidenciale të klubit vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...