Mahnitë në stërvitje, rekord në Serie A nga portieri 16-vjeçar i Milanit (Video)

PUBLIKUAR

Sinisa Mihajlovic ka befasuar me zgjedhjet e tij në portë në dy javët e fundit. Por, kjo ka rezultuar të jetë një zgjedhje me vend nga ish-trajneri i Sampdorias.

Diego Lopez erdhi te Milani nga Real Madridi, pasi nuk pranonte të qëndronte në stol te Los Blancos. Por, tani ai është i detyruar të qëndrojë në bankën rezervë dhe të shikon Gianluigi Donnarumma me fanellën e titullarit.

16-vjeçari ka befasuar të gjithë me sigurinë e tij, por e gjitha kjo është si pasojë e punës së madhe në stërvitje.

Donnarumma në ndeshjen kundër Chievos ka vendosur një rekord në Serie A, duke u bërë portieri më i ri në historinë e ligës që nuk ka pranuar gol.

Më poshtë keni stërvitjen e tij dhe pritjet spektakolare që bënë nga afërsia. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...