Haxhi Shala “gjueton” edhe në Lipjan, aderime të reja në AAK

PUBLIKUAR

Edhe dy largime janë konfirmuar nga partia e Nismës Socialdemokrate.

Burim Shamolli, i cili kishte postin e drejtuesit të nëndegës së Nismës në Shalë dhe anëtarë i kryesisë së degës në Lipjan gjithashtu dhe Shqiprim Shamolli, sekretar i rinisë së nëndegës së Shalës kanë konfirmuar largimin e tyre nga kjo parti, transmeton Indeksonline.

 

 

Gjithashtu që të dy kanë bërë të ditur se tani e tutje do t’i bashkohen rrugëtimit të deputetit Haxhi Shala, i cili para pak ditësh konfirmoi kalimin e tij në AAK, partinë e Ramush Haradinajt.

 Postimi i plotë:

Unë Burim Shamolli kryetar i Nismēs Socialdemokrate nëndega Shalë dhe si Antarë i kryesisë së degēs në Lipjan dhe Shqiprim Shamolli Sekretar i rinisë së nëndegēs në Shalë nga sot mē nuk do jemi pjesē e Nismes Socialdemokrate.Me vullnet të njejtë por me mbështetje edhe më të fuqishme i bashkohemi rrugëtimit të Haxhi Shalës.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...