Joan Laporta, ish-president i klubit të Barcelonës, ka folur për RMC Sport duke zbuluar një prapaskenë interesante të tregut të transferimeve rreth Lionel Messit,
Spanjolli ka zbuluar se ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, kishte kërkuar të paguajë klauzolën e yllit argjentinas.
“Kur isha president, kam pranuar shumë oferta për Lionel Messin nga klube të ndryshme, sidomos nga Interi, por edhe klube tjera, që dëshironin të paguanin klauzolën e tij”.
“Por, kam thënë gjithmonë që është diçka e pamundur. Nëse ai do të largohet një ditë? Nuk mendoj kështu, është pjesë e jona, e zemrës sonë”, ka thënë 53-vjeçari për fund.
Vlen të kujtohet se edhe Messi i ishte përgjigjur Morattit, duke thënë se është i nderuar, por është do të jetë pjesë e Barcelonës përgjithmonë. /Telegrafi/


