Arteta pyetet përsëri pse Ozil po mungon në ndeshjet e Arsenalit

PUBLIKUAR

Mikel Arteta nuk deshi të flasë kur u pyet për të ardhmen e Mesut Ozilit në Arsenal të dielën, pasi ai mungoi përsëri.

Përfaqësuesi i Gjermanisë mungoi në skuadrën e Arsenalit, e cila humbi 2:1 kundër Tottenhamit në derbin e Londrës veriore, duke rënë në pozitën e nëntë në renditje të Premierligës, si pasojë, transmeton Gazeta Express.

Ozil nuk e ka bërë asnjë paraqitje që prej rikthimit të futbollit në qershor, duke ia dalë të jetë pjesë e skuadrës vetëm dy herë para se të lihej plotësisht jashtë saj me një problem misterioz në shpinë.

I pyetur për të pas ndeshjes të dielën, trajneri spanjoll ishte shumë i rezervuar.

“Ai ende është në gjendjen e njëjtë si javën e kaluar, apo si para dy javëve dhe e kemi thënë se kjo është çështje e brendshme”, tha Arteta.

“Nuk asgjë për të thënë”, shtoi ai i pyetur për të ardhmen e Ozil. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...