Bartomeu: Herrët apo vonë, Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka pranuar se herët apo vonë, Xavi do të bëhet trajner i klubit katalunas, derisa shprehu përkrahjen e tij për Quique Setienin, transmeton “Zeri.info”.

Klubi spanjoll ka dështuar që të impresionojë nën drejtimin e Setienit dhe momentalisht është ën vendin e dytë në La Liga, me Real Madridin që është afër titullit.

“Herët apo vonë, Xavi do të jetë trajner i Barçës. Por, momentalisht ne nuk jemi duke kërkuar për një trajner, ne jemi me Quiquen”, deklaroi Bartomeu.

“Quique Setien do ta trajnojë skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe këto dy ndeshjet e fundit të mbetura në La Liga”, shtoi presidenti i klubit katalunas.

“Vullneti ynë është që t’i përmbushim kontratat dhe Setien e ka një. Ne shkuam në shtëpinë e Setienit për të folur për të ardhmen, planet për edicionin e ardhshëm. Ai me siguri do të jetë aty dhe unë jam shumë i interesuar të dëgjoj se çfarë mendon ai”, u shpreh ai./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...