Xavi do të jetë trajner i Barcelonës herët a vonë – thotë presidenti i klubit

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se Xavi Hernandez do të bëhet trajner i klubit herët ose vonë, por këmbënguli se klubi është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e tanishëm, Quique Setien, për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra katalonase ka dështuar të lërë mbresa nën udhëheqjen e Setien dhe renditet në pozitën e dytë në La Liga, duke e lënë Real Madridin në pozitë ideale për ta fituar titullin në ligë, transmeton Gazeta Express.

E gjithë kjo na nxitur thashetheme se Setien mund të zëvendësohet në fund të sezonit me Xavin, i cili ka konfirmuar se është duke u përgatitur për ta kthyer në Camp Nou si trajner.

Derisa Bartomeu konfirmoi se Xavi do të jetë trajner i Barçës në të ardhmen, përkrahja e tij tani për tani shkon për Setien.

“Xavi do të jetë trajner i Barçës, herët apo vonë. Por tani për tani ne nuk jemi në kërkim të një trajneri, e kemi Quique Setienin”, tha Bartomeu për TV3.

“Quique Setien do të jetë trajner i skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe në këto dy ndeshjet e mbetura në ligë”, shtoi ai.

“Vullneti jonë është ta mbajmë Setienin deri në përfundim të kontratës së tij. Ne ishim në shtëpinë e Setien për të folur për të ardhmen dhe planet për sezonin e ardhshëm”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...