Buffon s’e ka ndërmend të pensionohet: Do të luaj të paktën deri t’i mbush 43 vjet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk e ka ndërmend t’i varë dorëzat në gozhdë, sepse thotë se do të luajë të paktën deri sa t’i mbushë 43 vjet, me synim për ta fituar trofeun në Ligën e Kampionëve.

Buffon u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Serie A, pasi e regjistroi paraqitjen e 648-të në ligën elitare italiane të shtunën në fitoren e Juventusit 4:1 kundër Torinos, transmeton Gazeta Express.

“M’u desh të prisja gjatë për këtë rekord, por nuk e kisha problem”, tha 41-vjeçari.

“Tani po luajmë shumë ndeshje. Jemi në një periudhë delikate të sezonit dhe presioni që ndjeva ishte vetëm në ndeshje. Tani jam i lumtur, por nuk kam menduar për këtë rekord më parë”, nënvizoi ai.

“Do të jem këtu deri në moshën 43-vjeçare të paktën. Kur të ndiej se e kam arritur fundin, do të largohem. Liga e Kampionëve ende më sillet në kokë, është e pashmangshme. I shkova shumë pranë trofeut shpesh herë por fakti që nuk e kam futur në dorë është bërë pendesë në jetën time”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...