Kryetari Ahmeti reagon ndaj KRU Prishtina pas njoftimit për reduktime të ujit “Për ne është e papranueshme”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kryetari Imri Ahmeti ka reaguar ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina pasi që kjo e fundit paralajmroi reduktime të ujit të pishëm.

“Kërkesat tona të adresuara kohë pas kohe për rregullimin e defekteve të ujësjellësit, për humbjet e ujit, për rregullimin e defekteve në kanalizime, për hapjen e burimeve të reja, etj”, thuhet në reagim.

Postimi plotë:

Reagim i Kryetarit Imri Ahmeti ndaj
Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina

Paralajmërimi për reduktime të furnizimit me ujë nga KRU Prishtina është shqetësues dhe i pajustifikueshëm!

Asnjë arsye nuk mund të përdoret për mos furnizim me ujë në veçanti kur me kohë kemi shpreh gatishmërinë tonë si komunë të investojmë në puse dhe burime të reja të ujit, me qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë.

Kërkesat tona të adresuara kohë pas kohe për rregullimin e defekteve të ujësjellësit, për humbjet e ujit, për rregullimin e defekteve në kanalizime, për hapjen e burimeve të reja, etj.

Edhe sot e kësaj dite edhe pse janë përgjegjësi ligjore e kompanisë se ujësjellësit, komuna akoma merret me riparime të defekteve në ujësjellës e kanalizime.

Nga ana tjetër ujësjellësi faturon dhe inkason për çdo familje që ka të instaluar orëmatësit e ujit pavarësisht mos furnizimit me ujë. Komuna ka shpreh vullnetin e investimeve në burime shtesë dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta inspektuese për kursimin e ujit por justifikimet e ujësjellësit janë vetëm alibi e papërgjegjësisë së tyre.

Ne kërkojmë nga KRU Prishtina të shtojë kapacitetet në furnizim me ujë duke mos lejuar reduktime, të shtoj burimet e ujit te pijshëm, të sanoj defektet në teren dhe të ndërmarri urgjent veprime inspektuese për mbarëvajtjen e sistemit të ujit të pijshëm.

Zgjidhja ma e lehtë është reduktimi por është papërgjegjësi totale karshi nevojave të qytetareve.

Për ne është e papranueshme! Përsëri edhe kësaj radhe publikisht shprehim gatishmërinë tonë të investojmë dhe të na krijoni mundësi për koordinim të përbashkët në dobi të furnizimit me ujë.

Ujësjellësi duhet të mobilizoj kapacitetet për të përmirësuar furnizimin e jo të dënoj qytetaret me reduktime.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...