Mane paralajmëron rivalët: Liverpooli s’do të ndalet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Sadio Mane i ka bërë të qarta ambiciet e tij për të fituar edhe më shumë trofe me Liverpoolit, pas triumfit në Premierligë, përderisa ka insistuar se skuadra e Jurgen Kloppit duhet ta bëjë edhe një hap për të shkuar drejt madhështisë.

Triumfi i parë i Liverpoolit në ligën elitare të futbollit në Angli në 30 vjet u arrit pas disfatës me rezultat 2:1 të Manchester Cityt kundër Chelseat të enjten e kaluar, pasi Liverpooli tani mban epërsi prej 23 pikësh në krye të tabelës me vetëm shtatë ndeshje të mbetura deri në fund, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Kloppit kanë vendosur standarde të reja për triumfin në Premierligë këtë sezon, duke i fituar 28 nga 31 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, për të marrë hakmarrje kështu për dështimin për një pikë në garën kundër Manchester Cityt për titullin e Premierligës sezonin e kaluar.

Liverpooli parashikohet të jetë njëri ndër ekipet dominuese në futbollin anglez edhe në vitet e ardhshme, mirëpo Mane ka paralajmëruar se e gjithë skuadra duhet të qëndrojë e uritur për trofe nëse dëshiron të vazhdojë me triumfe.

“Mendoj se ky është një hap tjetër në karrierën tonë për të shkuar drejt asaj që duam ta arrijmë, sepse si futbollistë duhet të jemi gjithnjë profesionistë dhe të uritur, në një aspekt të mirë, për të fituar gjithçka”, ka thënë Mane.

“Mendoj se ne e kemi një skuadër të mrekullueshme, një staf të mrekullueshëm dhe klubi është i mrekullueshëm, kështu që ne duhet ta bëjmë edhe një tjetër hap dhe të arrijmë gjëra të mëdha sepse s’duam të ndalemi këtu”.

“Ne thjesht duhet të besojmë në vete dhe të vazhdojmë të punojmë shumë dhe, natyrisht, të jemi modestë.  Duhet të punojmë shumë dhe të arrijmë gjëra gjithnjë e më të mëdha me këtë klub”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...