Aferdita Dreshaj feston dy vjetorin e martesës, bashkëshorti i bën befasi romantike

PUBLIKUAR

Aferdita Dreshja është një grua e lumtur me një martesë poashtu të lumtur.

Të paktën kjo është ajo që modelja e njohur servon në rrjetet sociale ku shfaqet përherë e buzëqeshur dhe plotë shkëlqim në krahët e burrit, hokeisti çek Jakub Kindl.

Çifti i njohur mbrëmë kanë festuar përvjetorin e 2-të të martesës me pushime në bregdet dhe darkë romantike.

Ishte Aferdita ajo që ka ndarë fotografi nga dita e tyre e veçantë, ndërsa që binte në sy dukja e saj elegante dhe format e mira të trupit.

“Sot 2 vite, unë thash po përgjithmonë. Të dua më shumë se sa mund ta përshkruaj me fjalë. Urime përvjetori dashuria ime”, ka shkruar Aferdita përkrah një foto pranë bashkëshortit.

Ndërsa në InstaStory ka treguar befasin romantike që i bëri ai, duke i lënë një buqetë me lule në dhomën e saj./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...