Rama e nis ditën duke shpërndarë fjalimin në mbrojtje të luftës së UÇK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Ai ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës, transmeton lajmi.net.

“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar.

Video është ilustruar edhe me pamje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s.

Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: “Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...