MLS-ja ka njoftuar se 18 futbollistë dhe gjashtë anëtarë stadi kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus, në një kohë kur liga është duke u përgatitur për t’u kthyer për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë.
Sezoni në MLS pritet të rifillojë më 8 korrik përmes një turneu që do të mbahet në Orlando, ku ekipet do të garojnë në grupe dhe pastaj në runde eliminimi, transmeton Gazeta Express.
Ekipet ishin në gjendje t’iu ktheheshin ushtrimeve më 4 qershor dhe, që prej rinisjes së stërvitjeve, 668 lojtarë janë testuar në përgjithësi.
Të dielën, MLS-ja konfirmoi se nga ato 668 teste, 18 kanë rezultuar pozitive