Mourinho u ka ardhur në maje të hundës

PUBLIKUAR

Sherret e përhershme të trajnerit të Chelseat, Jose Mourinho me gjyqtarët po e prishin imazhin e Ligës Premier, thotë Keith Hackett, ish-menaxher gjeneral i Shoqatës së Gjyqtarëve Profesionist në Angli.

Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Mourinhos për fyerje ndaj gjyqtarit Jon Moss, i cili më pas përjashtoi portugezin nga ndeshja në humbjen e Chelsea 2:1 nga West Ham United, fundjavën e shkuar.

“Për fat të keq, imazhi i Premier Leagues po prishet nga veprimet e trajnerit te Chelsea, Jose Mourinho. Ai gjithmonë duket se është njeriu i vetëm i pakënaqur, i cili sulmon arbitrat për të arsyetuar paraqitjet e dobëta të ekipit të tij”, është shprehur Hackett.

Trajneri i Chelsea, i cili është nën presion të madh, gjithashtu është ankuar edhe për gjobën prej 50 mijë funteve dhe një ndeshje suspendim, pasi kishte deklaruar se arbitrat po “frikësohen” të japin penallti për ekipin e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...