Reali merr fitore minimale dhe të vështirë, por shfrytëzon gabimin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Tri pikë me shumë vlerë për Madridin pas gabimit të Barcelonës. Tani Reali ka 71 pike, Barcelona 69.

Real Madridi është dashur të djersitet shumë për të marrë fitore në udhëtim te Espanyol, por në fund ia ka dal duke triumfuar 1-0, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane kishte për synim të shfrytëzojë gabimin e së shtunës të bërë nga Barcelona dhe ia arriti qëllimit, duke kryer detyrën e saj dhe duke marrë tri pikë të reja në La Liga për të marshuar drejt titullit të 34 në histori të klubit.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në pjesën e parë.

Ishte mesfushori, Casemiro, ai që shënoi në minutën e 45’ pas një asisti fantastik të Benzemas.

Pas kësaj fitore të vështirë, Reali ka shkuar në kuotën e 71 pikëve, dy më shumë se Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...