Proces i rregullt në provimin pranues në UP

PUBLIKUAR

timthumb (2)

Është mbajtur me kohë në shumicën e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës provimi pranues për vitin akademik 2014-2015.

Provimi nuk është mbajtur vetëm në Fakultetin e Mjekësisë dhe atë të Ekonomisë.

Në këto dy fakultete provimi pranues pritet të mbahet të martën.

Bedri Dragusha, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, ka treguar se, në këtë fakultet nga 5 drejtime sa janë kanë qenë 650 vende të lira, ndërkaq sipas tij, kanë aplikuar vetëm 559.

“Pesë programet e studimit, prodhimtari bimore, janë kërkuar 200 studentë, ndërsa kanë aplikuar vetëm 64, ndërsa programi, menaxhim i biznesit në zooteknik, vendi i lire ka qenë për 100 studentë, ndërsa kane aplikuar vetëm 10-të. Në programin Agro ekonomi, janë kërkuar 150 veta, ndërsa kanë aplikuar 186, në programin teknologji ushqimore me bio teknologji, janë kërkuar 100 veta, kanë aplikuar 263 vet, në programin veterinari janë kërkuar 100 veta, kanë aplikuar 36”, ka thënë ai.

Arbëresha Gashi, sapo kishte hyrë në provim pranues në fakultetin Edukimit, ka thënë se procedura ka shkuar mirë, ndërsa sipas saj, pyetjet që janë parashtruar në provim pranues, nuk kanë qenë të vështira, deri sa ka thënë se nga ky provim pret rezultate të mira. Po ashtu, ajo ka treguar se në sallën ku ajo e ka mbajtur provimin, kanë qenë diku rreth 300 vetë.

Ndërsa, Leonita Ulluri, u shpreh se ky provim ishte shumë i lehtë dhe se sipas saj presin rezultate të mira, ngase siç ka thënë ajo, ishin përgatitur mirë./Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...