Për më shumë se dy vite ka nisur puna e Interit për ta blerë Achraf Hakimin nga Real Madridi, thotë ish reprezentuesi i Marokut, Houssine Kharja.
Në Spanjë dhe Itali e quajnë të kryer kalimin e Hakimi nga Real Madrid te Interi, i cili dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar të Borussia Dortmundi.
Legjenda e Marokut, Kharja, beson se lojtari dhe lubi kanë bërë lëvizje të duhur, teksa ende asgjë nuk është konfirmuar as nga klubi italian dhe as nga ai spanjoll… por as nga vet futbollisti lidhur me spekulimet e fundit.
Duke folur për gazetarin Gianluca Di Marzio, i cili dha lajmin për këtë transferim, Kharja tha: “[Drejtori i Interit Piero] Ausilio e ka ndjekur atë për një kohë të gjatë. Dy vite e gjysmë më parë, kur ende ishte në Real Madrid dhe nu lunte, ai nisi të pyesë për të. Inter është klub i madh dhe taktikat e Contes janë të duhurat për të”.
“Ai është shumë i fortë, gjithë këto vite nuk kam parë një si ai në ekipin e Marokut. Është i mençur, do të adaptohet në futbollin italian. Mund të ngecë në aspektin defensivë, ndoshta në fillim, por sigurisht që me ndihmë do ta kalojë. Mos të harrojmë se edhe Maicon pati vështirësi në fillim, më pas fitoi tripletën. Hakimi është gati dhe do të përmirësohet”. /Gazeta Express/


