Ibrahimovic pritet të luajë titullar sonte kundër Romës

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic e ka lënë prapa lëndimin dhe pritet të luajë titullar për Milanin kundër Romës, në ndeshje kryesore të kësaj jave në Serie A.

Sulmuesi suedez ende nuk është paraqitur për Milanin që prej rifillimit të sezonit pas pushimit të detyruar prej tre muajsh nga pandemia koronavirus, për shkak se e pësoi një dëmtim në stërvitje, transmeton Gazeta Express.

Por duket se ai është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Milanit sonte në San Siro.

Ky takim është duel i drejtpërdrejt i dy skuadrave që po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Milan pritet ta luajë me një sistem 4-2-3-1, me Zlatan Ibrahimovicin në sulm.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic

Formacioni i mundshëm i Romës: Mirante; Zappacosta, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Veretout; Cengiz, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...