Unë e tani sa e lexova një deklaratë të Partisë Demokratike dhe sinqerisht më vije keq se sa e ulët dhe sa tendencioze është përpjekja e tyre që të kontrabandojn më të vërtetën dhe të manipulojnë me opinionin (edhe pse jam më së e bindur që opinioni i gjerë publikë tashmë nuk bije në këto lajthitje).
Mendoj që PDK dhe disa nga Asambleistët nga radhët e kësaj partie , janë jashtëzakonisht të ngarkuar politikisht, ende nuk kanë arritur të tejkalojnë humbjen dhe të pajtohen me të qenurit në opozitë. Dhe në këtë aspekt mendoj që PDK dhe këta asamblist kanë problem fillimisht me vetveten, sepse ende mendojnë dhe për më tepër janë të bindur që edhe ZOTI ka qenë i pa drejtë me ta dhe natyrisht edhe qytetarët që i ndëshkuan duke mos i votuar për shkak të keqpërdorimeve të shumta, korrupsionit, nepotizmit dhe keq menaxhimit për disa vite me radhë, ka thënë
PDK me këta dy- tre anëtar të Asamblesë Komunale në fakt, që nga fillimi i këtij mandati, në mbledhjet e punës së Kuvendit Komunal asnjëherë nuk kanë qenë konstruktiv me diskutimet e tyre. Për kundër kësaj PDK në mbledhjet e Kuvendit Komunal, çdo herë vije me skenarë destruktivë, me qëllimin e vetëm që gjithçka që është ndërtuar të rrënohet dhe mundësisht të krijohen situata mjegullie për punët të cilat po vazhdojnë të kryhen në Komunë. Janë grupi i Asamblesitve të PDK (të vetmit në Kuvend) të cilët nuk respektojnë asgjë dhe askënd, as agjendën e as rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal, të cilën vet e kanë miratuar. Dhe pikërisht mos respektimi i kësaj rregullore dhe tendenca e dy – tre asambleistve të kësaj partie që të diskutojnë pa respektuar minutazhën, rendin e diskutimit dhe duke e shtruar diskutimin në rrafshin personal, shkaktoj problem në mbledhjen e fundit të Kuvendit dhe jo ajo çfarë potencohet në komunikatën e PDK-së.
Këta Asamblesit nga radhët e PDK-së në çdo mbledhje të Kuvendit Komunal mundohen ta luajnë rolin herë të gjykatësit (duke i gjykuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ta) dhe herë rolin e prokurorit duke tentuar të akuzojnë me akuza të pa baza të gjithë ata Drejtor të Drejtorive Komunalet të cilët fundi i fundit në Kuvend vijën për të informuar. Dhe për pasoj sallën e Kuvendit e shndërrojnë herë në sall gjykate në të cilën vet ata janë prokurori dhe gjykatësi e herë në arenë gladiatorësh duke kërcënuar dhe etiketuar cilin do qe mendon ndryshe dhe cilin do që me ose pa qëllim e përmend periudhën qeverisëse të tyre.
Prandaj mendoj që PDK duhet t’i kthehet realitetit duke e qëlluar vetveten me shuplak në mënyrë që të këndellët nga goditja e humbjes, të harroj atë periudhë dhe të filloj të kontribuoj dhe të jetë konstruktive, sepse koha e të qenurit në opozitë mund të jetë e gjatë.
Me respekt!
Vlora Limani – Hajnuni
Kryesuese e Kuvendit Komunal
Lipjan


