Big Bang bëhet baba për herë të parë

PUBLIKUAR

Producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij, Blerina Bokshi, kanë mirëpritur në jetë një djalë.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nëna e producentit, Lirije Gjikolli, e cila ka publikuar një fotografi të nipit të porsalindur në Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka zbuluar edhe emrin e nipit të dytë, pas atij të parit i cili është nga djali i saj i vogël, Gjiko.

“Prapë gjyshe, Titani”, ka shkruar Gjikolli në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit dhe në veçanti fansat e dy djemve të saj, nuk kanë munguar në hapësirën për komente. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...