Klubi gjerman futet në garë për Rashicën

PUBLIKUAR

Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremeni dhe interesimi i klubeve evropiane për të është i madh

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni gjatë kësaj vere.

Por, e vetmja pyetje është se ku do të transferohet ylli kosovar.

Interesim për shërbimet e 23 vjeçarit kanë shfaqur klubet e njohura evropiane.

Vushtrriasin në Angli e duan Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni.

Në Itali e pëlqejnë Milani, Lazio e Napoli, kurse në Gjermani deri tash janë interesuar Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.

Por, mediumi gjerman “Deutch Stube” shkruan se garës për transferimin e përfaqësuesit kosovar i është shtuar edhe Hertha Berlini, përcjell Gazeta Express.

Klubet e interesuara për Rashicën po e presin përfundimin e kampionatit, për ta kuptuar nëse Werderi do të mbetet apo jo në ligë.

Nëse Bremeni bie nga Bundesliga, vlera e kartonit të 23 vjeçarit do të bie dukshëm.

Me këtë rast, klubet mund ta blejnë ish-futbollistin për 15 milionë euro.

Për momentin, favorit për ta transferuar Rashicën duket të jetë Leipzigu, por prapa nuk mbetet as Milani.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, por ai do të largohet gjithsesi prej aty pas përfundimit të sezonit.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon.

Fundjavën që shkoi ai nuk u aktivizua fare në lojë nga trajneri Florian Kohfeldt, ndërsa të mërkurën pësoi lëndim në stërvitje.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...