Sulmuesi i Liverpoolit, Christian Benteke ka pësuar lëndim në ligamentet e gjurit që e lë jashtë ndeshjes kundër Bournemouthit në kuadër të Capital One, që zhvillohet të mërkurën.
Sipas raporteve nga “The Express” thuhet se ai gjatë ndeshjes së fundit kundër Southamptonit kishte marrë një goditje që i ka shkaktuar këtë lëndim.
Sipas raportimit, Benteke rrezikon edhe takimin kundër Chelseat për shkak të lëndimit, dhe lëndimi i tij lë Kloppin vetëm me një sulmues në dispozicion.
Jurgen Klopp tani në dispozicion ka vetëm Origin, pasi të lënduar gjithashtu janë edhe Danny Ings dhe Daniel Sturridge. Ky i fundit pritet të rikthehet në javët në vazhdim. /Telegrafi/


