Conte: Gabimet naive na kushtuan me pikëConte: Gabimet naive na kushtuan me pikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e pranoi se dështimi i skuadrës së tij në tentimin për t’i marrë tre pikë nga ndeshja kundër Sassuolo e vështirëson situatën për ta, mirëpo beson se vetëm disa gabime naive ia pamundësuan Interit ta marrë një fitore të merituar.

Interi u ndal nga Sassuolo me barazim 3:3 në një ndeshje dramatike të mërkurën, që praktikisht i lë zikaltrit jashtë garës për titull në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Interi e kishte fitoren në dorë dy herë në dhjetë minutat e fundit të takimit, por Sassuolo u rikthye dy herë për ta barazuar rezultatin, përfshirë në minutën e 90-të për rezultatin final 3:3 në Giuseppe Meazza.

Ky barazim nënkupton se skuadra e Antonio Contes tani ngel tetë pikë prapa liderit Juventus, 10 javë para përfundimit të kampionatit.

“Mendoj se ne e merituam më shumë fitoren, duke marrë parasysh sa shumë raste krijuam. Ndërkohë, mua nuk po më vjen në mendje asnjë pritje e Samir Handanovicit”, tha Conte.

“Kjo është diçka që po vazhdon të përsëritet dhe jemi po e paguajmë shtrenjtë. Jam shumë i zhgënjyer dhe njëjtë ndihen edhe djemtë”.

“Kur luan kështu dhe ke aq shumë raste, kur e ke mundësinë ta marrësh një fitore përkundër vështirësive në repartin e mesfushës, duhet t’i marrësh tre pikët. Ne nuk e bëmë këtë – kjo është shqetësuese dhe zhgënjyese”.

“Ka disa situata kur ne patëm nevojë të shënonim gola dhe tani po paguajmë për ato gabime naive. Ne e patëm mundësi t’i realizojmë ato dhe nuk e bëmë këtë. Nuk e di çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...