Drejtori i Arsimit ,Rasim Hasani, në pamundësi që të përballet me argumentet e këshilltarëve të PDK-së braktisë seancën e Kuvendit

PUBLIKUAR

.Në seancën e Asamblesë Komunale në Lipjan ,drejtori i Arsimit prezantoj para Këshilltarëve Komunal versionin e vet ,siç e quante ai herë informatë e herë raport mbi zhvillimet në sferën e Arsimit në komunën tonë ,duke u dorëzuar para fakteve dhe argumenteve u detyrua të braktisë seancën . Mirëpo ,keqmenaxhimi i seancës nga ana e Kryesueses së Kuvendit ,Vlora Limani Ajnuni ,për pak sa nuk plasi sherri në mes të këshilltarëve për përleshje fizike .Arsyeja përse kryesuesja e humbi kontrollin ishte ,atëherë kur njëri nga këshilltarët e PDK-së i kujtoi kryesueses emërimin e vjehrrit të saj drejtor në shkollën fillore në Dobrajë të Madhe dhe punësimin e kunatës në shkollën fillore ‘Vëllezërit Frashëri’’ në Lipjan 
        Faktet për keqmenaxhim të Arsimit i prezantuan këshilltarët e PDK-së në Lipjan , përmes analizës së bërë nga sektori i arsimit për zhvillimet në institucionet arsimore , ku ka ngritur një mori problemesh me të cilat po përballet arsimi lipjanas , probleme këto të cilat kanë bërë që sistemi i arsimit të degradoj skajshmërisht.

Vërtetë është për keqardhje që ky vit shkollorë ka filluar me defekte, mangësi e pa përgatitje të duhura nga vetë DKA-ja, e cila sikurse edhe vitin e kaluar nuk ishte në nivelin e përgjegjësive që duhej të kishte udhëheqsia e këtij dikasteri .

Andaj,duke tentuar që në çdo mënyrë ,partnerët (ortakët) e bashkëqeverisjes që ti rehatojnë militantët e partive dhe akraballëkun e vet pa asnjë kriter dhe jashtë çdo akti normativ dhe ligjor ,madje duke i vë në lajthitje edhe inspektorët e arsimit në Ferizaj duke ju ofruar të dhëna të falsifikuar nga ana e zyrtarëve të këtij drejtorati kur për rastet të caktuara punëtorët arsimor kanë ankimuar pranë këtij inspektorati. Sektori i arsimit i PDK-së ka arritur që të nxjerrë në pah disa nga parregullsitë të mëdha ,që nga shpallja e konkursit ,pranimi i kuadrit ,përgatitja teknike dhe profesionale ,mbyllja e shkollës në institucionin e risocializimit në Burgun për të mitur në Lipjan ,helmimi i nxënësve në disa shkolla etj.
Kështu në arsimin fillor , të mesëm të ulët , të mesëm te lart, vazhdimisht po bie niveli mësimdhënies dhe mësimnxënies për vetë faktin se kjo drejtori nuk ka kurrfarë plani zhvillimor te shkollave dhe kjo drejtori asnjëherë nuk raportoj mbi gjendjen ne arsim,suksesin,testin e maturës problemet tjera qe e rendojnë procesin arsimor .

Fillimisht drejtori i DKA-së z. Rasim Hasani dhe stafi i tij ,maniverzimet, dallaveret dhe keqpërdorimet i filluan me shpalljen e konkursit për mësimdhënës te datës 31/07/2015 për vitin shkollor 2015/2016 , ku drejtori i arsimit me qëllim nuk shpall disa vende të punës duke fshehur orë mësimore ,ku bënë shkelje të ligjit të punës . 
      Në këtë konkurs u shpallën 56 vende të punës , ku prej tyre 41 vende të lira ndërsa 15 vende të punës në zëvendësim ku drejtpërsëdrejti bënë fshehjen e disa vendeve të punës që ishin të lira .

       Pas publikimit të këtij konkursi , drejtori ‘harron’’disa vende të punës dhe nxjerr një vendim të datës 04/08/2015 me nr :04/11137481 për shpalljen edhe të tri vendeve të punës për lëndën e edukatës muzikore si në shkollat:“ Kadri Beba” në Ribar të Madh, “Zenel Hajdini ,, në Gadime të Epërme , “Hasan Zyko Kamberi” në Sllovi dhe “Dy Dëshmorët” në Dobrajë të Madhe edhe pse këto vende ishin të lira meqë kuadri ishte i padiplomuar ,në konkurs shpallen si vende të përkohshme (zëvendësim )me qëllim të mundësisë për manovrime me kuadro ,ndërsa kur shpallët lista e pranimit të kandidatëve thuhet se kandidatët e pranuar për lëndën e muzikës janë pranuar në vende të lira ,e ata ishin po të njëjtit nga viti i kaluar , aq më keq të vetmes kandidate e diplomuar ne lëndën e muzikës i jepen vetëm 10 orë mësimi ndërsa këtyre të padiplomuarve u plotosohet normë e plot.
     Duke ju referuar listës së kandidatëve të pranuar në vendet e punës në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” paralelja e ndarë në Radevë nuk punon kandidati i pranuar por punon një person tjetër si dhe largohet nga puna punëtorja me fakultet të pedagogjisë me 5 vite përvojë dhe në prag të diplomimit në fakultetin e edukimit. Në shkollën fillore “Haradin Bajrami,,në Magurë , është pranuar arsimtari për lëndën e gjeografisë, çuditërisht mësimin e mbanë krejt një punëtor tjetër .

     Në shkollën fillore ,, Hasan Z Kamberi “ në Sllovi janë pranuar dy punëtore për mësim klasor të padiplomuara janë të padiplomuara si dhe arsimtarja për lëndën e Edukatës Qytetare është pranuar pa konkurs .

Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Kraishtë ,është pranuar për mësuese klase kandidatja me fakultet të Historisë

      Në shkollën fillore “Drita “ në Ruboc në vendin e punës për mësues klase nuk pranohet kandidati me fakultet të Edukimit dhe përvojë 15 vjeçare ,por pranohet kandidatja me fakultet te Pedagogjisë pa përvojë. Duke e parë drejtori i Arsimit se do të përballet me ligjin ,fton kandidatin të filloj me punën ,ndërsa kandidaten tjetër jashtëligjshëm ,pa konkurs e transferon në shkollën ,,Haredin Bajrami,,në Magurë ,duke e ndarë një klasë përgjysmë me nxënës.

       Pa konkurs angazhohet edhe në mësim për lëndën e biologjisë ,arsimtari Ramiz Kozhani në shkollën e fshatit Shalë.

     Pas disa lëvizjesh prapë angazhohet sikurse në vitin e kaluar , pa konkurs në shkollën fillore “Kadri Beba” në Ribar të Madh paralelja e ndarë në fshatin Zllakuqan , mësuese klase e njëjta kandidate e pa diplomuar. 

    Në shkollën fillore ,,Emin Duraku,,në fshatin Banullë,në paralelen e ndarë fizike në fshatin Qallapek ,profesoresha e Gjuhës Shqipe është pranuar pa konkurs si mësuese klasë.
 Në shkollën fillore “Vezir Kolshi “ në fshatin Baincë paralelja e ndarë në Resinovc pranohet kandidatja për edukatore e më vonë kalon si mësuese klase pasi që një punëtor shkon në pension dhe konsiderojme se ky ndërrim bëhet pa kurrfarë kriteri dhe pa konkurs. 

Ne shkollën fillore “Dy dëshmoret” në Dobrajë të Madhe dhe në shkollën fillore 7 Marsi në Poturovc nderrohen babë e bir për lëndën e gjeografisë si në bahçe të babës pa ndonjë kriter dhe me përgatitje jo adekuate.
Në shkollën e mesme profesionale ‘Adem Gllavica’’ nuk janë shpallur tri vende të punës, e sidomos për lëndën e matematikës duke u shpallur si vende në zëvendësim kur dihet se asnjë profesor i matematikës nuk është i diplomuar.

  Në shkollën fillore ‘Fehmi Agani’’ në fshatin Medvec pa konkurs pranohen arsimtarja për lëndën e Gjuhës Angleze si dhe mësuesja edukatore për mësim parafillor.

Qytetarët e Lipjanit duhet të din se papërgjegjësia dhe joprofesionalizmi i DKA-së ka lënë nxënësit e shkollës në fshatin Plitkoviç ende pa mbajtur mësim edhe pse viti shkollorë ka filluar që dy muaj.

Me konventa ndërkombëtare dhe me legjislacionin për arsim në Kosovë,

garantohet e drejta elementare për të gjithë për tu arsimuar ,ndërsa DKA, ua mohon këtë të drejtë dhjetëra fëmijëve të grupëmoshave të ndyshme në Qendren Korrektuese në Burgun e Lipjanit . Ndërkaq, punëtorëte kësaj qendre : Rifat Aliu, Mehdi Sahiti, Hafize Bytyqi-Sylejmani, Elmije Budakova, Armend Shala dhe Sebahate Hyseni vazhdojnë të marrin paga ,ata kanë marrë pagen e muajit shtator dhe sigurisht pritete të marrin edhe pagën për muajin e ardhshëm .

   Sektori i Arsimit pranë degës së PDK-së posedon me emër dhe mbiemër për secilin punëtor të pranuar në formë të jashtëligjshme nga ana e komisionit joprofesional të DKA-së ,për pranimin e punëtorëve por për hir të ruajtjes së kredibilitetit të çdo qytetari nuk po i publikojmë emrat por sigurisht do u dërgojmë organeve të drejtësisë.

  Andaj, drejtori i Arsimit Rasim Hasani , vërtet duhet të turpërohet për gjendjen në Arsim, ai nuk ka fare vend për tu krenuar, sepse këto janë fakte dhe argumente që nuk mund ti mohojë ai asnjëherë para askujt, për këtë prandaj ai dhe qeverisja komunale e dështuar kanë frikë të madhe të përballen me opozitën aty ku është vendi, në Kuvendin Komunal.

Sektori I Arsimit ,

I Degës së PDK-së në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...