Liverpooli vetëm dy pikë larg titullit në Premierligë, pas fitores bindëse ndaj Crystal Palace

PUBLIKUAR

Liverpooli e ka shkatërruar 4:0 Crystal Palace të mërkurën dhe tani është vetëm dy pikë larg sigurimit të titullit të parë në Premierligë në histori të klubit.

Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah, Fabinho dhe Sadio Mane i realizuar golat e triumfit për skuadrën e Jurgen Klopp në takimin e zhvilluar pa tifozë në Anfield, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë e dërgojnë Liverpoolin në kuotën e 86 pikëve në vendin e parë në renditjen e Premierligës, 23 më shumë se përcjellësi i parë Manchester City dhe vetëm dy larg sigurimit të titullit para kohe.

Të kuqtë do të shpallen kampionë të Anglisë për herë të parë pas 30 vjetëve, dhe të 19-tën në histori të klubit këtë të enjte, nëse Manchester City nuk fiton kundër Chelseat.

Ky do të jetë titulli i parë në epokën e Premierlihës për klubin nga Merseyside.

Në rast fitoreje të City nesër, atëherë skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e radhës, pikërisht kundër City më 2 korrik.

Liverpooli ishte bindshëm ekip dominues në këtë takim dhe kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Arnold shënoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë, para se Salah ta dyfishonte epërsinë një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Fabinho e shënoi golin e mbrëmjes duke e mposhtur portierin vizitor me një goditje raketë nga largësia në minutën e 55-të dhe Mane e vulosi fitoren e të kuqve rreth 20 minuta para fundit.

Palace ngel në pozitën e nëntë me 42 pikë, shtatë pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...