Setien: Arthuri është ndikuar nga lajmet për Juventusin

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka pranuar se spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e Arthurit dhe interesimin e Juventusit janë duke e ndikuar mesfushorin brazilian.

Mes spekulimeve të vazhdueshme për një transferim potencial në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës si pjesë e një shkëmbimi me Miralem Pjanicin, Arthuri ishte lojtari parë që u zëvendësua gjatë fitoren 1:0 të Barcelonës kundër Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Express.

“Nëse spekulimet për Arthurin dhe Juventusin janë të vërteta, atëherë ato janë duke e ndikuar atë pa asnjë dyshim”, u shpreh Setien në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Unë po tentoj ta nxjerr më të mirën nga ai dhe po tentojmë ta izolojmë veten nga kjo situatë, por është përtej kontrollit tonë. Ne do të flasim me lojtarin për t’i thënë atij të përqendrohet në gjërat që duhet të përqendrohet”.

“Unë e kuptoj se kjo është shumë e vështirë për të, por ai duhet t’i kaloj këto pengesa”.

Braziliani është mësuar të luajë si mesfushor defensiv, mirëpo trajneri Setien e ka pranuar se ai dëshiron ta shohë Arthurin në një pozitë tjetër.

“Ajo që ne po e kërkojmë nga Arthuri është ndryshe nga ajo që ai e bënte më parë. Tani ne po i kërkojmë atij të shkojë më shumë në sulm, por nganjëherë është e vështirë”, shtoi Setien.

“Në anën tjetër, ai na ofron gjëra të tjera. Për shembull, ai na jep më shumë siguri në posedim të topit. Ai duhet se nuk po vërehet, veçanërisht duke e ditur se çfarë mund të na japë, mirëpo unë jam në anën e tij sepse situata është e vështirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...