Zidane insiston: Hazard dhe Vinicius mund të luajnë bashkë

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk e ka asnjë dyshim që dy sulmuesit, Vinicius Junior dhe Eden Hazard, mund të luajnë së bashku në të njëjtën formacion të Los Blancos.

Trajneri i gjigantit spanjoll e pranoi se dyshja Eden Hazard dhe Vinicius Junior garojnë për një rol të ngjashëm në formacionin e Real Madridit, mirëpo shtoi se mund të gjendet vend në skuadër për të dy ata, transmeton Gazeta Express.

Hazard u la në stol për të gjithë ndeshjen e së dielës të Real Madridit, që përfundoi me fitore 2:1 kundër Real Sociedadit për madrilenët. Ndërsa, tani mbetet të shihet nëse ai do të luajë në ndeshjen e së mërkurës kundër Real Mallorcas.

Belgu ka qenë titullar në vetëm 11 ndeshje të La Ligës për Real Madridin në këtë sezon debutues të tij, që prej transferimit të verës së kaluar nga Chelsea. Mirëpo, ai ka kontribuar me dy asiste në katër ndeshje të zhvilluara që nga rinisja e ligës.

Ndërkohë, Vinicius ishte në formë mbresëlënëse në ndeshjen e fundit dhe Zidane ka thënë se pret gjëra të mëdha nga ai, përderisa shtoi se mund të gjejë vend për të dy lojtarët në formacionin e parë.

“Unë nuk e shoh këtë si të pamundur, por ne tentojmë t’i bëjmë lojtarët të ndihen sa më rehat që të jetë e mundur”, ka thënë Zidane.

“Ai e ka të njëjtën pozitë si të Edenit, por kjo s’do të thotë asgjë. Mua më pëlqen t’i vendos lojtarët në vendin e tyre, por ata mund edhe të luajnë bashkë në ndonjë ndeshje. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...