Mancini tifoz i kundërshtarëve të Interit

PUBLIKUAR

Java e dhjetë në Serie A fillon me sfidën në mes Bolognas dhe Interit.

Trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini, ka thënë se kjo është një ndeshje e veçane për atë, pasi është tifoz i Bolognas që nga fëmijëria.

“Jam tifoz i Bolognas, do të jete një ndeshje e veçante për mua duke qenë se futbollin e kam filluar këtu. Shpresoj që të kenë një sezon të mirë. Nuk ekzistojnë ndeshjet e të thjeshta, por çdo gjë varet nga ne”.

“Isha 13-vjeç kur erdha te Bologna, u rrita aty, kam kujtime të bukura. Sigurisht që është diçka e veçante”, ka thënë Mancini në konferencën për shtyp.

Aktualisht Interi mban pozitën e katër me 18 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...