Ibrahimovic dhe Silva mund të luajnë në Fiorentinë nga sezoni i ardhshëm

PUBLIKUAR

Fiorentina është duke bërë përpjekje për t’i sjellë në klub ish-dyshen e famshme të Milanit dhe Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovicin dhe Thiago Silvan.

Klubi i Serisë A është i etur ta përsërisë ndikimin e njëjtë që e pati në skuadër dhe tek tifozët ardhja e Frank Ribery si lojtar i lirë nga Bayern Munich, duke i sjellë edhe dy veteranë të tjerë të famshëm, transmeton Gazeta Express.

Sky Sport Italia shkroi këtë javë se Fiorentina i ka ofruar Silvas kontratë joshëse, pasi në verë ai do të jetë lojtar i lirë sepse i mbaron kontrata me PSG-në.

Dhe tani, gazeta La Nazione sugjeron se klubi toskan e ka kontaktuar edhe Ibrahimovicin për t’i bërë ofertë.

Ibrahimovicit i mbaron kontrata me Milanin në fund të këtij sezoni dhe sulmuesi suedez pritet të largohet për t’iu bashkuar klubit të vendlindjes, Hammarby, të cilin e ka në bashkëpronësi, po ashtu.

Por mundësia për t’u ribashkuar me Silvan dhe për të luajtur përkrah Riberyt në fanellën vjollce mund ta joshë atë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...