Treshja e Zinedine Zidane

PUBLIKUAR

Rikuperimi i Marco Asensios, është lajmi më i mirë që ka mundur të marrë Zinedine Zidane për ndeshjet e mbetura të La Ligës, por edhe për sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City, raporton Gazeta Express.

Që prej largimit të Cristiano Ronaldos, ra edhe numri i golave të shënuar nga Los Blancos.

Eden Hazard nuk ka qenë i mirë këtë edicion me shifra, derisa i padiskutueshëm është Karim Benzema, që edhe është golashënuesi më i mirë.

Që të dy kur janë të gatshëm për lojë, janë të paprekshëm nga Zidane, por gjithmonë sezonin 2019/20 ka munguar lojtari i tretë për të kompletuar sulmin.

Zizu nuk i besonte pothuajse askujt dhe për këtë gjithmonë fuste Rodrygon, Iscon, Bale, Vasquez – duke bërë ndeshje pas ndeshje rrotacione.

Megjithatë, me kthimin e Asensios, sipas AS, ai pozicion në sulm do t’i përkasë spanjollit pasi Zinedine Zidane ka në plan që sezonin 2020/21 të startojë në sulm pothuajse gjithmonë me Hazard-Benzema-Asensio, nga të cilët shpreson t’i marrë së paku 70 gola në sezon.

Asensio tregoi se është gati për të bërë një hap para, duke shënuar në rikthim pas 11 muajsh dëmtimi dhe shpreson të qëndrojë i shëndosh për të qenë nën urdhëratë e Zizu. Hazard me Reali ka shënuar vetëm një gol, por sezonin e ardhshëm premton mbi 20, ashtu siç bënte te Chelsea dhe të gjithë i kanë sytë te belgu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...