Shpërthen legjenda e Man Utd: De Gean dhe Maguiren s’do t’i lejoja në autobusin ekipit pas ndeshjes

PUBLIKUAR

Roy Keane, ish-kapiteni legjendar i Manchester United, ka thënë se ndihet i tronditur nga gabimet e qendërmbrojtësit Harry Meguire dhe portierit David de Gea, që çuan në golin e Steven Bergwijn në barazimin e Unitedit 1:1 me Tottenhamin të premten.

Bergwijn e kaloi Tottenhamin në epërsi në pjesën e parë në Tottenham Hotspur Stadium, duke e dribluar me shumë lehtësi Maguiren dhe duke e mposhtur De Gean me një goditje direkte të cilën spanjolli s’qe në gjendje ta mbrojë pavarësisht se e kishte në duar, transmeton Gazeta Express.

Unitedi e barazoi rezultatin në 1:1 falë një penalltie nga shënuar nga Fernandes, të cilën e fitoi Paul Pogba në pjesën e dytë.

Keane, tani ekspert i futbollit në Sky Sports, e kritikoi Maguiren pse u driblua kaq lehtë por kritikat më të ashpra i ruajti për De Gean, duke thënë se i ka ardhur në majë të hundës, siç e quajti, portieri i mbivlerësuar i Manchester United.

“Jam i tronditur nga ai gol. Kam parë shumë futboll ndër vite, por ta falësh një gol të tillë, jam i tërbuar. Jam i tronditur me Meguire, i tronditur sesi një lojtar që luan për një kombëtare mposhtet në atë mënyrë dhe ky portier më ka ardhur në maje të hundës”, tha Keane.

“Maguire dhe De Gea, ju duhet ta mbani kokën ulur nga turpi e përfaqësoni Manchester Unitedin dhe po i lejoni të tjerët t’ju kalojnë. Qëndroni afër tyre

Ai shtoi: Maguiren dhe De Gean nuk do t’i lija të ktheheshin në Mançester me autobusin e ekipit. Le ta marrin një taksi”.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...