Klopp: E pamundur për Liverpoolin ta kopjojë epokën mbizotëruese të Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se është e pamundur për të kuqtë ta kopjojnë epokën mbizotëruese të Manchester Unitedit, pak ditë para fitimit të titullit të parë në Premierligë pas shumë vjetëve.

Liverpooli i Kloppit është lider i Premierligës me 22 pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City, dhe sot do të takohet me rivalin e qytetit, Evertonin, në Goodison Park, transmeton Gazeta Express.

Të kuqtë nuk kanë fituar trofe në ligë që prej vitit 1990 por pritet të kurorëzohen kampionë të Anglisë për herë të 19-të këtë sezon, duke ngelur një titull mbrapa rekordit të Unitedit.

Manchester Unitedi, nën udhëheqjen e trajnerit Sir Alex Ferguson, e mbizotëroi futbollin anglez, duke i fituar plot 13 tituj në Premierligë nga viti 1992 deri më 2013.

“Mendoj se nuk është e mundur ta shtrosh mbizotërimin më, të jem i sinqertë”, tha Klopp, Liverpooli i së cilit e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

“Unitedi e kishte një përzierje shumë të mirë, me një trajner i jashtëzakonshëm që kishte sy për t’i dalluar lojtarët dhe e dinte saktë se sa gjatë i duhej një lojtar në ekip. Zëvendësuesit që i sillte në ekip ishin gjithmonë të jashtëzakonshëm dhe kishte edhe para, po ashtu”, shtoi ai.

“Na mbase kemi bërë diçka mirë, natyrisht, deri tani. Por duket t’i bëjmë këtu gjëra edhe ne, e ndoshta më shumë se kaq, për të qenë të suksesshëm vazhdimisht”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...