Beatrix Ramosaj pozoi e veshur me fustan nusërie.
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat erdhi më ndryshe prej herave tjera, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ishte veshur me vello të ndryshme në fotosesionin e ri, ndërsa dukej mahnitëse në ato imazhe.
Fotot e tilla, këngëtarja i realizoi për një kampanjë, kurse nuk munguan komentet e ndjekësve, të cilët e pëlqyen këtë paraqitje të saj.
Kujtojmë se Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk është aktive në muzikë me projekte të reja. /Lajmi.net/


