Ende pa filluar të luajë në Ligën Premier, Timo Wernerit i dalin probleme te Chelsea

PUBLIKUAR

Transferimi më i ri i Chelseat, Timo Werner mund të has në probleme të mëdha në Ligën Premier, shkaku i sëmundjes me veshë.

U konfirmua ditë më parë se The Blues e kanë kompletuar transferimin e sulmuesit gjerman nga Rasenball Sport Leipzig për shumën e 53 milionë eurove.

63 people are talking about this

Nuk ka dyshime se gjermani do të jetë titullar te Chelsea, mirëpo do të ketë problem me zhurmën e tifozëve në Ligën Premier.

Tashmë është bërë e ditur se lojtari nuk mund të durojë zhurmën e tepërt që krijohet nga tifozët nëpër stadiume, shkaku i sëmundjes në veshët e tij.

Image: PA

Ishte viti 2017, kur RB Leipzig kishte përballë Galatasarayn në Ligën e Kampionëve dhe Werner ishte zëvendësuar shkaku i zhurmës së madhe të krijuar nga tifoztë e skuadrës turke në Vodafone Park Stadium.

Sulmuesi shihej që gjatë minutave të luajtur, mbante veshtë me duar dhe nuk mund t’i duronte dhimbjet, duke u detyruar të zëvendësohej. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...