Kida solli një imazh joshës nga vetura.
Kida është goxha aktive në rrjete sociale, ani pse këngë të reja nuk ka sjellë kohën e fundit, shkruan lajmi.net.
Artistja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me kostum të bardhë në veturë.
Në atë imazh, këngëtarja vuri në pah fizikun në formën më të mirë të mundshme, ndërsa nuk munguan komentet e ndjekësve.
Ajo la të kuptohet se është duke përgatitur diçka të re, por se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/


