Salah i mërzitur me kartonin e kuq, por i lumtur me fitoren

PUBLIKUAR

Mohamed Salah padyshim që është njëri nga lojtarët më meritorë për sukseset e Romës në këtë fillim edicion.

Sulmuesi egjiptian arriti të shënoi golin e parë në ndeshjen derbi mes Fiorentinës dhe Romës, që përfundoi 2-1 në të mirë të ‘Giallorosëve’.

Salah nuk arriti t’i gëzohet mirë kësaj fitoreje, pasi në minutat e fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor pas një proteste të vogël.

Ai ka thënë se nuk dëshiron shumë ta komentojë rrjedhën e lojës, por që është i lumtur me fitoren.

“Fitorja na ka bërë të gjithëve të lumtur. Jam i gëzuar që arritëm tri pikë të mëdha. Kartoni i kuq më mërziti por e rëndësishme ishte fitorja”, tha Salah. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...