Shpat Kasapi i bindur: Dasma sivjet, kismet po

PUBLIKUAR

Ende po vazhdon të diskutohet për organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare këtë verë.

Të hënën e kësaj jave, këngëtarë të shumtë e pronarë të restoranteve protestuan para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që dasmat të mbahen.

Përderisa ende nuk ka një vendim mbi këtë çështje dhe rastet me COVID-19 ditëve të fundit kanë shënuar rritje, duket se ka këngëtarë të cilët kanë besim se dasmat do të mbahen.

I tillë është këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, i cili ka publikuar së fundmi për fansat e tij në InstaStory, një pjesë nga interpretimi i tij në një dasmë.

“Dasma sivjet, kësmet po“, ka shkruar Shpat Kasapi në mbishkrimin e videos në fjalë.

Foto: Shpat Kasapi/InstaStory

Këngëtari i cili tashmë duket se interpreton edhe në dasma pajtohet me kolegët e tij, që këtë verë duhet lejuar organizimet e tilla. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...