Zbulohen detaje nga festa e çmendur e Neymarit për ditëlindje

PUBLIKUAR

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, ka zbuluar detaje nga festa e Neymarit për ditëlindjen e tij të 28-të dhe e pranoi se bashkëshortja e tij s’e kishte lënë të shkonte në tualet apo në katin ku ishin vendosur beqarët në një klub nate në Paris.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë e organizoi një festë ekstravagante në një klub nate në Paris, në fillim të shkurtit, për ta festuar ditëlindjen e tij. Në atë ftesë, ai i thirri bashkëlojtarët e tij, në mes të shumë të ftuarve të tjerë, transmeton Gazeta Express.

Marco Verratti, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Herrera ishin në mesin e të pranishmëve në atë festë, ndërsa edhe të dashurat dhe bashkëshortet e tyre kishin qenë të ftuara.

Herrera tani ka zbuluar se Neymari e kishte ndarë festën në dysh, në atë mënyrë që qiftet të shkonin në katin e sipërm, ndërsa beqarët në katin e poshtëm – gjë që kishte nxitur paksa probleme mes spanjollit dhe bashkëshortes së tij.

“Çfarë s’kishte ndodhur aty?! Ai e kishte marrë me qirë të gjithë klubin dhe e kishte organizuar në atë mënyrë që djemtë me bashkëshorte të ishin në katin e sipërm, ndërsa beqarët në katin e poshtëm”, ka thënë Herrera.

“Natyrisht, bashkëshortja ime s’më lejonte të shkoja në tualet apo në katin e poshtëm”.

“E vërteta është se kur Neymari organizon diçka, ai e bën atë për t’u argëtuar. Ai e bëri për të kaluar mirë dhe e vërteta është se unë e përgëzova atë”.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, i kishte kritikuar lojtarët e vet për këtë feste gjatë konferencës para ndeshjes kundër Nantes, pasi që kishte thënë se s’ishte e pranueshme që ata të festonin në atë mënyrë në një pikë aq të rëndësishme të sezonit, kur Neymari megjithatë kishte qenë i lënduar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...