Benzema, i mahnitur nga rekordi i vet me Real Madridin

PUBLIKUAR

As vetë sulmuesi francez Karim Benzema s’e kishte imagjinuar se një ditë do të ishte në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit, rekord ky të cilin e arriti të enjten duke e kaluar Ferenc Puskasin.

Sulmuesi i shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit me rezultat 3:0 kundër Valencias, përmes së cilës madrilenët e zvogëluan deficitin ndaj lideres së ligës, Barcelonës, sërish në dy pikë, transmeton Gazeta Express.

Me këto dy gola Benzema e arriti shifrën prej 243 golave të shënuara me fanellën e Real Madridit, duke e lënë kështu prapa vetes Puskasin (242), ndërsa mbetet prapa  Cristiano Ronaldos (451), Raulit (323), Alfredo Di Stefanos (308) dhe Santillanas (290).

Francezi, i cili u transferua në Real Madrid nga Lyoni në vitin 2009, ishte shumë i lumtur me këtë arritje të veten.

“Unë s’e kisha imagjinuar asnjëherë një gjë të tillë. Jam shumë i lumtur. Kam qenë duke punuar që një kohë të gjatë dhe gjithmonë e bëj punën e nevojshme për t’u përmirësuar”, ka thënë Benzema.

“Shpresoj se do të mundë të vazhdoj përpara. Jam shumë i lumtur që e kam mundësinë të luaj për këtë klub”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...