Zyrtare: Timo Werner nënshkruan për Chelsean

PUBLIKUAR

Chelsea e ka kompletuar transferimin e Timo Wernerit nga RB Leipzig, i cili do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.

Sulmuesi i Gjermanisë është pajtuar për kontratë me kohëzgjatje pesëvjeçare me klubin nga Premierliga dhe është bërë blerja e dytë e Chelsean këtë verë, pas Hakim Ziyech, transmeton Gazeta Express.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Chelsea përmes një postimi në rrjetet sociale.

Chelsea FC (at 🏡)

@ChelseaFC

Blues fans, @TimoWerner has a message for you!

(Thanks for the video, @RBLeipzig_EN! 👊)

Embedded video

3,677 people are talking about this

Chelsea është pajtuar t’ia paguajë klubit gjerman plot 50 milionë euro, aq sa kërkohej në klauzolën e lirimit të Wernerit.

Werner do t’i fitojë plot 10 milionë euro në vit në Angli.

Werner i ka bërë 157 paraqitje për RB Leipzig, duke i shënuar 93 gola dhe duke i dhënë 40 asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...