Manchester Unitedi e rrit në 150 milionë euro ofertën për Fatin, i përgjigjet Barça

PUBLIKUAR

Barcelona e ka hedhur poshtë edhe ofertën më të re të Manchester Unitedit për talentin e ri katalonas, Ansu Fati, pavarësisht se oferta e dytë ishte shumë më e lartë se ajo e para.

Në fillim të këtij muaji u raportua se menaxheri Jorge Mendes kishte rënë në kontakt me hierarkinë e Barçës për të biseduar në emër të Unitedin për Fatin, duke e hedhur në tabelë fillestare në vlerë 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ajo ofertë u hodh poshtë, por nuk e frenoi Unitedin nga përgatitja e një oferte të dytë të përmirësuar për ta bindur gjigantin katalonas ta lëshojë talentin adoleshent.

Sipas The Times, oferta e dytë ishte 50 milionë më e lartë, apo 150 milionë euro në total bashkë me bonuse.

Por edhe kjo u refuzua nga Barcelona.

Barça ia ka bërë me dije të dërguarit të Unitedit se Fati mund të largohet nga Camp Nou vetëm nëse aktivizohet klauzola e lirimit e tij, në vlerë 170 milionë euro, e cila duhet të paguhet plotësisht.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...