Modrici e këshillon Mbappen: Largohu nga PSG-ja po deshe ta mbizotërosh futbollin

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe duhet të largohet nga Paris Saint-Germain për t’ia dalë ta mbizotërojë futbollin botëror, sipas yllit të Real Madridit, Luka Modric.

Për fituesin e Kupës së Botës me Francën është përfolur vazhdimisht se mund t’i bashkohet bashkatdhetarit të vet që e drejton Real Madridin, Zinedine Zidane, në kryeqytetin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i ka hedhur poshtë thashethemet për largimin e Mbappes, duke thënë se klubi është duke kërkuar t’ia sigurojë në Paris të ardhmen 21-vjeçarit.

Modric beson se Mbappe i ka mundësitë dhe aftësitë për ta arritur kulmin në lojën e futbollit, por ndien se atje do të arrijë vetëm nëse i bashkohet një lige shumë më garuese sesa ajo e Francës.

“Mbappe ka gjithçka që i duhet për ta mbizotëruar skenën”, tha Modric për La Gazzetta dello Sport.

“Por unë mendoj se për ta rritur cilësinë ai duhet të shkojë në një kampionat të cilin ekipi i tij nuk mund ta fitojë me aq lehtësi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...