Chelsea e fiton miqësoren 7:1, duket plotësisht i gatshëm për rikthimin e Premierligës

PUBLIKUAR

Chelsea e ka dërrmuar QPR-në me rezultat të thellë 7:1 në një ndeshje miqësore të dielën, duke treguar shenja të forta gatishmërie për t’u rikthyer fuqishëm në luftë për top katërshe në Premierligë, e cila nis këtë javë.

Ruben Loftus-Cheek, Billy Gilmour me nga dy gola dhe Mason Mount, Willian dhe Olivier Giroud me nga një sosh i ndihmuan skuadrës së Frank Lampardit të fitojnë bindshëm në Stamford Bridge, në vazhdën e përgatitjeve për rikthimin e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Loftus-Cheek nuk e ka bërë asnjë paraqitje garuese për Chelsean që prej sezonit të kaluar, për shkak se e kishte lënduar rëndë thembrën e Akilit në maj të vitit të kaluar.

Ndërkohë, titullar ishte edhe N’Golo Kante kundër ekipit nga Championship – kategoria e dytë e futbollit anglez – pasi iu rikthye stërvitjeve këtë javë.

Fitorja e djeshme e Chelseat vjen pas humbjes 1:0 kundër Reading në ndeshjen e kaluar në qendrën stërvitore Cobham në një ndeshje miqësore prapa dyerve të mbyllura.

Të kaltrit do ta rifillojnë sezonin në Premierligë të dielën që vjen me një ndeshje kundër Aston Villas në Villa Park.

Skuadra e Lampardit është e katërta në renditjen e Premierligës, me tri pikë më shumë se vendi i pestë – Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...