KF Arbëria klubi i sapo inkuadruar në Superligë mbetet pa kryesi

PUBLIKUAR

Klubi i Futbollit Arbëria, që javë me parë u inkuadrua për herë të parë në Superligë, sot ka mbetur pa kryesi, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Lipjani.

E arsyeja që të gjithë anëtarët e bordit të klubit janë larguar është pakënaqësia e banorëve të fshatit Dobrajë.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Arbërisë.

NJOFTIM

Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:

Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si:
President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.

Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim.

Falenderimi për punen dhe angazhimin , sakrificen e bërë për arritjen e të gjitha objektivave është për: Donatoret, Kryesinë, Shtabin teknik, Lojtaret.

Me këtë shkres KF Arbëria i dëshirojmë të gjitha sukseset e mundëshme në të ardhmen.

Kryesia në dorëheqje ka te kryera të gjitha obligimet dhe planifikon që në ditet në vijim të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme te Kryesia e Fshatit!

Me respekt: Kryesia e klubit!

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...