Inter ka vendosur ta mbajë Radja Nainggolanin, i cili këtë sezon është duke luajtur për Cagliarin në huazim.
Sipas mediave italiane, Interi parapëlqen ta mbajë mesfushorin belg Nainggolan sesa ta blejë Arturo Vidalin nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.
Nainggolan pritet të kthehet në Inter sapo t’i mbarojë huazimi në Cagliari, sepse ky i fundit nuk e ka mundësinë për ta blerë 32-vjeçarin në marrëveshje me zikaltrit.
Zikaltrit u duk sikur ishin të gatshëm ta zëvendësonin atë me Vidalin, i cili vazhdon të japë sinjale se do të ribashkohet me Antonio Conten.
Megjithatë, Tuttosport shkruan se Interi planifikon ta kthejë në klub Nainggolanin dhe ta harrojë Vidalin.
Interi dëshiron të investojë para në blerjen e Sandro Tonalit.


