Zidane: Kanë mbetur edhe 11 finale, Real Madridi është gati

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se skuadra e tij është plotësisht e gatshme për, siç i quan ai, 11 ndeshjet e mbetura finale në La Liga.

Trajneri francez ndien se lojtarët e vet janë përgatitur shumë mirë për 11 ndeshjet e mbetura në ligë, të cilat i quan si finale të kupës, transmeton Gazeta Express.

“Rëndësi ka përgatitja dhe ne jemi përgatitur shumë mirë. Ne jemi të gatshëm dhe unë kam besim në atë që e kemi bërë dhe tani duhet ta dëshmojmë këtë”, tha Zidane.

Real Madridi është nikoqir i Eibarit sot në ndeshjen e parë mes tyre pas pushimit të detyrueshëm si pasojë e pandemisë koronavirus.

“Ne jemi (5) pikë mbrapa liderit dhe i kemi edhe 11 ndeshje finale. Do të japim gjithçka nga vetja për ta fituar këtë titull”, shtoi ai.

Barcelona është lidere me pesë pikë më shumë se Real Madridi, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar po ashtu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...