Sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar që tashmë të rinisin negociatat për kontratën e tij me Milanin, mirëpo klubi kuqezi raportohet se i ka kërkuar suedezit edhe për pak më shumë kohë.
Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, shkoi në seancën stërvitore të Milanit të mërkurën për t’i konfirmuar reduktimet në pagë, mirëpo Zlatan Ibrahimovic i reagoi ashpër atij pasi që besonte se Gazidis e zgjodhi momentin e gabuar për ta bërë këtë, pasi që skuadra po përgatitjet për ndeshjen gjysmëfinale të së premtes kundër Juventusit, transmeton Gazeta Express.
Ibrahimovic raportohet se e vuri në pikëpytje punën e drejtorit të Milanit dhe pretendoi se klubi ka rënë dukshëm nga niveli që kishte qenë në të kaluarën, duke thënë thë se “klubi nuk është më siç kishte qenë”.
Tani, gazeta italiane Il Corriere dello Sport raporton se ai diskutim i ashpër në stërvitje mes Ibrahimovicit dhe Gazidis kishte ndodhur pjesërisht edhe për shkak të situatës së tensionuar lidhur me të ardhmen e suedezit në Milano.


