Karius: Gjysma e klubeve të Premierligës më kërkonin

PUBLIKUAR

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, pretendon se atë e kishin kërkuar gjysma e klubeve të Premierligës para kalimit të tij në Manchester City, përderisa insistoi se ai do të largohet nga Anfield vetëm nëse i ofrohet të luajë diku si portier i parë.

Loris Karius, 26-vjeçar, e shkurtoi periudhën e tij të huazimit prej dy vjetësh në Besiktas për t’u kthyer në Liverpool, ku megjithatë mbetet jashtë formacionit të parë, ku pozitën e portierit e gëzon Alisson Becker, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai veten e kishte testuar për herë të parë në Angli me Manchester Cityn, pasi që i ishte bashkuar skuadrës së “Citizens” si adoleshent, para se të largohej pa e bërë as edhe një paraqitje të vetme.

“Unë po luaja me ekipin kombëtar U-16 në atë kohë dhe kisha shumë skautë nëpër ndeshje, pasi që mund të nënshkruash kontratë si profesionist në moshën 16-vjeçarë. Unë kisha oferta nga shumë klube, por City bëri shumë për ta siguruar transferimin tim”, ka thënë Karius.

“Kështu që unë i thashë vetes: Do ta marr këtë sfidë dhe do të shkojë në Angli. Kush tjetër ishte i interesuar? Gjysma e Premierligës. Në Gjermani pata kontakt vetëm me Stuttgartin. Unë i dëgjova vetëm planet e Cityt dhe VFB-së”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...