Dele Alli dënohet me para dhe ndeshje mos-lojë nga FA shkaku i një postimi në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur ta dënojë yllin e Tottenham Hotspur, Dele Alli.

Tottenham Hotspur ka marr një lajm të hidhur një javë para rifillimit të Ligës Premier.

FA ka vendosur ta dënojë yllin e tyre anglez, Dele Alli, shkaku i një postimi në rrjetet sociale rreth coronavirusit

Alli është dënuar me një ndeshje mos-lojë dhe një gjobë prej 50 mijë funtesh.

“Dele Alli është pezulluar për një ndeshje, është gjobitur me 50,000 funte  dhe duhet të përfundojë një kurs edukimi pas një shkelje të Rregullës EF të FA në lidhje me një postim në mediat sociale në shkurt të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e FA.

Ai do të humbasë lojën e Tottenham kundër rivalëve direkt për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve, Manchester Unitedin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...